Itali, shqiptarja zihet “mat” teksa vidhte në supermarket

Kronikë e zezë

Itali, shqiptarja zihet “mat” teksa vidhte në supermarket

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:33

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçare shqiptare pasi është kapur teksa vidhte në një supermarket në komunën e Formias, në Lacio.

Shqiptarja me inicialet K.M, banuese në Formia, akuzohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Gruaja u ndalua pa dalë nga supermarketi, pasi u kap në flagrancë me një sërë produktesh. Pasi i kishte hequr sistemin e alarmit, ajo kishte arritur të vidhte një sërë produktesh me vlerë 650 euro.

Pasi i ka vënë prangat, policia i ka sekuestruar të gjithë produktet duke ia rikthyer supermarketit.

Ndaj asaj, gjykata ka dhënë përkohësisht masën e arrestit shtëpiak, në pritje të një vendimi përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat