Arrestohet 19-vjeçari italian, përgjegjës për vdekjen e Atjon Zhitit

Kronikë e zezë

Arrestohet 19-vjeçari italian, përgjegjës për vdekjen e Atjon Zhitit

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:31

Ditën e shtunë është bërë arrestimi i 19-vjeçarit Serxho Leonardi Martiniani, i cili drejtonte motorin që u përplas me sinjalistikën rrugore, ku humbi jetën shoqëruesi i tij Atjon Zhiti.

Martiniani është vënë në pranga pasi në autostradën Tiranë-Durrës duke drejtuar motorit “Yamaha” me targë AI 879, është përplasur me sinjalistikën e përkohshme të rrugës, ku po kryheshin punime, duke u rrëzuar me gjithë motoçikletë në pjesën e karaxhatës.

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Atjon Visar Zhiti 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i cili ka qenë pasagjer në këtë motor. Nga ky aksident u dëmtua rëndë edhe drejtuesi, i cili ndodhet në QSUT në renimacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat