Abuzoi me ndihmën ekonomike, pranga përgjegjësit të komunës Surroj

Kronikë e zezë

Abuzoi me ndihmën ekonomike, pranga përgjegjësit të komunës Surroj

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 11:40

Një ish-zyrtar i komunës Surroj, është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Naim Lika me detyrë përgjegjës i ndihmës ekonomike në komunën Surroj të qarkut të Kukësit, u vu në pranga pasi kishte abuzuar me detyrën.

Ai ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Kukësit, kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat