Nëna kallëzon djalin: Tentoi të më qëllonte me thikë

Kronikë e zezë

Nëna kallëzon djalin: Tentoi të më qëllonte me thikë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 10:34

Një nënë denoncoi djalin e saj, i cili kishte tentuar ta qëllonte me thikë. Ngjarja u regjistrua nga qytetin e Korçës, teksa të dy ishin për një vizitë tek të afërmit e tyre.

50-vjeçarja me inicialet K.A bëri vetë kallëzimin në polici për veprimin e të birit, 25-vjeçarin me inicialet N.A, se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Familja banon në Shkodër, ndërsa kishte shkuar për vizitë tek të afërmit e tyre në fshatin Rembec të Korçës.

28-vjeçari u arrestua në flagrancë, të cilit iu sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale thika me gjatësi 22 centimetra, me të cilën i riu do të qëllonte të ëmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat