Vidhnin firmën “Aktor”, pranga dy punonjësve

Kronikë e zezë

Vidhnin firmën “Aktor”, pranga dy punonjësve

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:27

Elbasan- Dy punonjës të firmës “Aktor” janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohen se kanë vjedhur një sasi hekuri të firmës në fjalë.

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar kanë vënë në pranga shtetasit, Gëzim Balla 32 vjeç dhe Roland Hyka 25 vjeç. Sipas A1 Report, personat u arrestuan në flagrancë teksa me automjetin e tyre po tentonin të vidhnin një sasi hekuri të firmës ku punonin.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës”. “Aktor” është firma që po ndërton hidrocentralin në Togëz të Librazhdit.

Ajo po kryen gjithashtu punime në aksin “Tiranë-Elbasan”, dhe është përgjegjëse për rrëshqitjet e dherave në fshatin Ibë, që bllokoi për ditë me radhë segmentin rrugor Tiranë-Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat