Prokuroria çon në gjyq 38 banorë të Lazaratit për kultivim të hashashit

Kronikë e zezë

Prokuroria çon në gjyq 38 banorë të Lazaratit për kultivim të hashashit

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:03

Prokuroria e Gjirokastrës, dërgon në Gjykatë dosjen e dytë me banorë të Lazaratit për kultivim të lëndës narkotike. Organi i akuzës përfundoi hetimet për 38 persona, ku 27 prej tyre akuzohen për prodhim dhe trafikim të hashashit, të identifikuar gjatë ndërhyrjes në këtë zonë në qershor 2014, ndërsa 11 prej tyre akuzohen për veprat penale të organizimit e pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme dhe të kundërshtimit të forcave të policisë në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në tetor 2014.

Nga totali i këtyre personave të marrë të pandehur, 28 shtetas janë hetuar me masën e sigurisë “arrest me burg” nga të cilët 17 në mungesë, 1 shtetas nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, 3 me “detyrim paraqitje” dhe 6 janë hetuar në gjendje të lirë.

Ky grup personash është i dyti që dërgohet për gjykim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas ndërhyrjes për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Lazaratit, në qershor 2014.

Në fund të tetorit 2014, Prokuroria e Gjirokastrës dërgoi për gjykim grupin e parë me 18 persona, ndërkohë që po vijon hetimi dhe shumë shpejt pritet të dërgohen për gjykim edhe pjesa tjetër e shtetasve nga Lazarati, të akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat