Përndiqte gruan e kushëririt, Gjykata lë në burg 30-vjeçarin

Kronikë e zezë

Përndiqte gruan e kushëririt, Gjykata lë në burg 30-vjeçarin

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:01

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Dritan Carën, 30 vjeç nga Tirana, i akuzuar për përndjekjen e gruas së kushëririt të tij. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa policia arrestoi 30-vjeçarin. Sipas policisë, Cara akuzohet se ka tentuar të ngacmojë seksualisht gruan e kushëririt, duke iu afruar për ta puthur në buzë. Policia tha se Cara u arrestua, pas denoncimit të gruas me inicialet A. H., e cila është shprehur e shqetësuar për veprimet e vazhdueshme të turpshme të kushëririt të burrit të saj. A. H. iu ka thënë efektivëve të policisë, se Cara kishte kohë që e ngacmonte, i thoshte që e pëlqente, e shqetësonte vazhdimisht dhe e përndiqte. Në bazat të hetimeve të kryera të cilët prokuroria iu referua në Gjykatë, i pandehuri herë pas here i kishte nisur letra gruas së kushëririt.

Madje një prej të cilave ishte administruar nga prokuroria në cilësinë e provës materiale, e cila edhe iu paraqit gjykatës gjatë vlerësimit të masës së sigurisë. Kjo situatë u rëndua edhe më tej kur Cara kishte arritur ta kapte për flokësh gruan dhe ta puthte, duke tentuar madje edhe ta përdhunonte. Gjithashtu Cara i kishte dërguar vazhdimisht mesazhe shqetësuese në adresën e saj në rrjetin social “Facebook” dhe një letër, të cilën A. H e ka dorëzuar në polici në cilësinë e provës materiale. Gjykatësi Ilir Çeliku pyeti të pandehurin nëse kishte kundërshtim lidhur me ngjarjen dhe i ai është përgjigjur se kjo akuzë ndaj tij nuk është e vërtetë, dhe se ai nuk ka dashur ta përdhunonte A. H.. Lidhur me faktin material, letra që i kishte dërguar dhe që ndodhej në duart e gjykatësit në cilësinë e provës materiale, i pyetur për të, Dritan Cara ka thënë se ishte normale. Sipas tij, ai e kishte i kontaktuar për një borxh me një shumë parash pasi shtetasja A. H. ishte nusja e kushëririt të tij.

Ndërsa pyetjes së gjyqtarit se përse nuk ja ka nisur këtë letër kushëririt, por të shoqes së tij, ai nuk i është përgjigjur. Avokatja kryesisht, e zgjedhur nga gjykata ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin Dritan Cara, me pretendimin se ai kishte dy fëmijë dhe familjen për t’u kujdesur për ta, por gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën e mbrojtjes, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Sipas disa të dhënave, Dritan Cara ishte person kundrejt të cilit në polici kishte pasur disa herë sinjalizime për shqetësime të këtij lloji. Madje disa prej të ankuarve nuk kishin nguruar ta quanin maniak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat