Shqiptari kthen shtëpinë në plantacion droge (Foto)

Kronikë e zezë

Shqiptari kthen shtëpinë në plantacion droge (Foto)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 20:56

Një shqiptar nga Kosova, banues në qytezën e Mindenit në Gjermani, u arrestua ditën e sotshme, pasi e kishte shndërruar shtëpinë në një serë bimësh narkotike duke mbjellë 1000 rrënjë.

Zbulimi u bë i mundur falë një telefonate anonime, që e çoi policinë së bashku me qenin e antidrogës në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka publikuar gazeta gjermane “Bild” e cila mes rreshtave shkruan: “ Në shtëpi nuk gjeje mobilje, në vend të tyre kishte fidanë kanabisi”.

Shqiptari e kishte shndërruar shtëpinë në një serë gjigante me 1000 bimë marijuane, të rritura, që peshonin mbi 40 kg dhe që arrinin vlerën 200 mijë euro. I zoti i shtëpisë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua në flagrancë ndërsa tentoi të ikte nga një dritare në bodrum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat