Prokuroria Gjirokastrës dërgon në gjyq 31 persona për kultivim të hashashit

Kronikë e zezë

Prokuroria Gjirokastrës dërgon në gjyq 31 persona për kultivim të hashashit

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:26

Prokuroria e Gjirokastrës, dërgon dosjen e dytë në gjyq me banor të Lazaratit për kultivim të lëndës narkotike.
Sipas akuzës, janë 31 të pandehur që do të gjykohen nga Gjykata e Gjirokastrës, ku 27 prej tyre akuzohen për prodhim të hashashit dhe 11 të tjerë për protestën e organizuar në tetor të këtij viti, ku demoluan disa makina të policisë. Në mesin e të pandehurve, sipas prokurorisë, 17 prej tyre janë shpallur në kërkim pasi i janë fshehur drejtësisë për akuzat që rëndojnë mbi ta. Sipas dosjes, të 27 të pandehurve, gjtë operacionit të qershorit i janë gjetur sasi të mëdha hashash të mbjella brend oborrit të tyre apo të presuar. Ndërsa pjesa tjetër janë identifikuar për dhunën e ushtruar ndaj policisë.
Në tetor prokuroria e Gjirokastrës dërgoj në gjyq edhe 18 të pandehur të tjerë nga Lazarati për kultivim të lëndës narkotike, për të cilat ka nisur procesi gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat