Përleshen dy familje, përdoren edhe armët për rrahje

Kronikë e zezë

Përleshen dy familje, përdoren edhe armët për rrahje

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:07

Dy familje janë përleshur në fshatin Grizme të Ferizajt, e një anëtar e ka pësuar më keq se të tjerët.

Ai është goditur me kondak të pushkës së gjuetisë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër persona janë arrestuar në lidhje më këtë rast.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në mes dy familjeve, njëri nga të dyshuarit ka goditur me kondak të pushkës njërin nga të dyshuarit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, e i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. “Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa pushka e gjuetisë dhe dy fishek janë konfiskuar”, thuhet më tej aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat