Arrestohet një i ri nga Presheva, trafikonte 22 afganë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i ri nga Presheva, trafikonte 22 afganë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:27

Policia e Nishit ka arrestuar të dielën një person me iniciale A. I. (18-vjeçar) nga Presheva, për arsyevtë dyshimit se transportonte shtetas të Afganistanit në një furgon "Peugeot" me targa të Beogradit.

Sipas policisë së Nishit, në furgon u gjetën 22 shtetas të Afganistanit, kurse në ulësen e bashkudhëtarit gjendej një fëmijë nga Presheva.

Dyshohet se A. I. Ka kryer veprën penale të trafikimit të palejuar të kalimit të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz, shton policia, transmeton lajmi.net.

Të dyshuarit 18-vjeçar i është shqiptuar masa e ndalimit policore prej 48 orësh, derisa fëmija që e shoqëronte atë është dërguar në entin për edukim të adoleshentëve, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat