Detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Shkodër

Kronikë e zezë

Detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Shkodër

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 12:03

Ekzekutimi i Edmir Aliajt dhe Edmond Batras dhe plagosja e Amarildo Piranit një ditë më parë dyshohet se është bërë nga vrasës profesionist me pagesë.

Policia e Shkodrës ka zbuluar detaje të reja të krimit të djeshëm. Vrasja e dy të personave u bë nga dy persona të tjerë me motor që hapën breshëri automatike ndaj 37-vjeçarit Edmir Aliajt dhe Edmond Batras (40 vjeç).

I plagosur rëndë mbeti Amarildo Pirani, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital ku po lufton me jetën.

Dy ekzekutorët shoqëroheshin nga një automjet pa targa, i cili brenda mësohet se kishte persona të maskuar.

Deri më tani nga dëshmitarët e pyetur policia ka zbuluar pak detaje rreth autoreve, ndërsa është thënë se motori dhe mjeti pa targa kanë lënë me shpejtësi zonën duke iu drejtuar daljes së Shkodrës.

Ende nuk dihet numri i personave të maskuar në mjet që kanë ndjekur ekzekutuesit, ndërsa deri më tani në komisariat janë shoqëruar edhe 10 persona të tjerë, duke çuar në 30 numrin e përgjithshëm pas atyre që u shoqëruan një ditë më parë.

Policia dyshon se personat në automjet mund të jenë porositësit e vrasjeve ose ishin të paguar për të mos lejuar dështimin e këtij atentati.

Ndërkaq, policia ka hapur dosjet e vjetra të viktimave për të gjetur detaje rreth konflikteve të mundshme që kanë qenë akoma të hapura.

Deri tani hakmarrja është piste kryesore e hetimit të ngjarjes.

Sipas policisë, njërit prej viktimave i është bërë atentat edhe më herët, por ka dështuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat