Atentati i dyfishë në Shkodër i destinuar që të mos dështonte

Kronikë e zezë

Atentati i dyfishë në Shkodër i destinuar që të mos dështonte

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:35

Mbi 30 persona me background të njohur në botën e krimit gjatë viteve të kaluar në Shkoder janë shoqëruar në komisariatin e policisë së metropolit verior gjatë orëve të fundit si të dyshuar mbi ekzekutimin mafioz të 40-vjeçarit Edmond Batri dhe 37-vjeçarit Admir Alija si dhe plagosjen e Amarildo Piranit.

Pista kryesore e policisë së Shkodrës ka qënë ajo e hakmarrjes ndaj edhe të shoqëruarit janë përsona që në të kaluarën kanë patur probleme më Alinë dhe Batrin.
Nga ana tjetër identifikimi i autorit vijon të mbetët enigmë kjo edhe për shkakun se përsoni që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj Admir Alisë dhe Edmond Batrit ka qënë i maskuar, sakaq ky i fundit sapo ishte kthyer nga migrimi.

Sipas deponimeve të dëshmitarëve në vedngjarje, pas motorçikletës ka lëvizur edhe një automjet tjetër i bardhë pa targa brenda të cilit kanë qënë përsona të maskuar, kjo gjë bën të dyshojë grupin hetimor se krimi ka qënë i mirëorganizuar dhe autorët kishin marrë masat në rast se nuk do arrinin të eliminonin objektivin atëherë do të ndërhynte grupi tjetër, përsonat që ndodheshin në automjet.

Nga ana tjetër policia e Shkodrës nuk ka akoma asnjë informacion se kush ka qënë shenjestra e kësaj ngjarjeje pasi edhe nga kqyrja e kufomave rezulton se si Alija ashtu edhe Batri te kenë disa predha në kokë cka bën të paqartë objektin pasi të dy viktimat janë qëlluar disa here.

Nga ana tjetër ajo se cfarë është e sigurtë ka të bëjë me faktin se 20 vjeçari Pirani nuk ka lidhje me këtë ngjarje, por thjesht ka qënë duke qëndruar me viktimat.
Sipas policisë e kaluara kriminale e Alisë dhe Batrit ka lidhje me ekzekutimin mafioz ndodhur mesditën e së shtunës në qytetin e Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat