Arrestohet ish-drejtori dhe 7 punonjës të pyjores në Fier

Kronikë e zezë

Arrestohet ish-drejtori dhe 7 punonjës të pyjores në Fier

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 09:41

Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Fierit ka arrestuar ish-drejtorin dhe 7 punonjës të Drejtiorisë së Pyjores në qarkun e Fierit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Në kuadër të operacionit “Pishat”, policia ka vënë në pranga ish-drejtorin e Pyjores së qarkut të Fierit, Shkëlqim Jaupaj, 48 vjeç dhe punonjësit e këtij institucioni Nikollaq Zisi, 52 vjeç, Aleksandër Dhima, 59 vjeç, Agur Vrenozi, 50 vjeç, Ervin Nuredini, 37 vjeç, Astrit Kajolli, 40 vjeç, Rrahim Lushaku, 45 vjeç dhe Ferdi Merkaj, 54 vjeç.

Ata i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik që shkon deri në 19 milionë lekë të reja.

Këta persona kanë lejuar shkatërrimin e zonës së mbrojtur të pyllit duke favorizuar ndërtimin e rreth 15 objekteve.

Sipas policisë, nga prerja e pyjeve i është shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e rreth 19 milionë lekëve të reja.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat