Rrahet rëndë një shqiptar në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Rrahet rëndë një shqiptar në veri të Mitrovicës

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 21:46

Mitrovicë, 20 dhjetor - Lavdim Shosholli, 28-vjeç, pretendon se është rrahuar nga një grup serbësh të premten në orët e mbrëmjes në afërsi të ndërtesës së Telekomit serb në hyrje të lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Ai i ka thënë gazetës “Republika24” se incidenti ka ndodhur rreth orës 21, derisa isha duke shkuar në shtëpi.

“Pasi që kisha blerë bukë dhe disa gjëra ushqimore, ato më janë vjedhur nga rrahësit”, ka thënë Lavdimi.

Në anën tjetër, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti, lidhur me këtë rast ka theksuar se një patrullë e Policisë së Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve kanë gjetur një person të rrahur dhe të dehur në rrugë me ç’rast policia ka marrë personin dhe e ka dërguar në Spitalin në veri të Mitrovicës.

“Mjekët kanë konstatuar një prezencë të madhe të alkoolit në gjakun e pacientit dhe është dashur të intervenojnë në evitimin e alkoolit. Gjithashtu mjekët kanë konstatuar edhe lëndimet që i janë shkaktuar viktimës. Policia ka iniciuar këtë rast dhe kemi intervistuar edhe disa persona, hetimet janë duke vazhduar për këtë rast”, ka thënë Hoti.

Ky rastë nuk është përhapur shumë nëpër medniat tona sepse ato janë të zënë me festa e fundvitit!

Në anën tjetër, Lavdim Shosholli ka mohuar që të ketë qenë i dehur. “Isha duke shkuar në shtëpi dhe papritmas jam sulmuar nga 3-4 veta të cilët më rrahën deri sa jam alivanosur dhe kur u zgjova, veten e pash në spital”, ka thënë Shosholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat