Nëna që ia preu kokën bijës: Demonët më detyruan të kryej vrasjen

Kronikë e zezë

Nëna që ia preu kokën bijës: Demonët më detyruan të kryej vrasjen

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 21:43

Në Rusi u arrestua një nënë që i preu kokën bijës së saj shtatëvjeçare, Janës, e cila ishte invalide. Gjatë arrestimit ajo i tha policisë se demonët e detyruan ta bëjë këtë.
Nadezhda Voronova (33) aktualisht gjendet në një spital psikiatrik, ndërsa ky krim monstruoz ka ndodhur në qytetin e Jekaterinburgut.

Ajo ishte shumë e shqetësuar për vajzën, pasi ishte shkurorëzuar nga burri i saj katër vjet më parë. Jana vuante nga paraliza cerebrale. Sipas fqinjëve, 33-vjeçarja e kishte shumë vështirë që të vazhdonte një jetë normale pa burrin e saj.

Çdo gjë u bë edhe më keq kur nëna, e cila e kishte ndihmuar të kujdeset për vajzën, vdiq në fillim të dhjetorit të këtij viti.

“Çdo ditë dukej më keq, por nuk kërkonte ndihmë nga askush. Menduam se disi do të arrinte të mbijetonte”, tha një nga fqinjët e Nadezhdas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat