Drogojnë dhe përdhunojnë 15-vjeçaren në klasë, arrestohen dy adoleshentë

Kronikë e zezë

Drogojnë dhe përdhunojnë 15-vjeçaren në klasë, arrestohen dy adoleshentë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 19:44

Dy adoleshentë serbë me inicialet Gj. K. (16) dhe S.U. kanë përfunduar në burg, pasi kanë përdhunuar një shoqen e tyre të klasës.


Gjykata i ka lënë ata 30 ditë në burg.


Vajza 15-vjeçare u sulmua në klasën e nxënësve të shkollës së mesme “Anxhelina Gojic Gina”.


Sipas viktimës, ajo ishte përdhunuar në mes të nëntorit, por rastin e ka raportuar tek pedagogu më 9 dhjetor


Sipas policisë, GJ. K., pasi e dehu shoqen e klasës, i hodhi në pije drogë dhe afrodiziak, ndërsa më pas e përdhunoi brutalisht në klasë.


Gjithashtu, hetimi ka treguar se viktimës i kishin lidhur duart dhe i kishin mbyllur gojën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat