Shpërthejnë dy auto-bomba në një lagje shqiptare në Malmo

Kronikë e zezë

Shpërthejnë dy auto-bomba në një lagje shqiptare në Malmo

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 19:05

Dy auto-bomba kanë shpërthyer sot në qytetin e tretë për nga madhësi në Suedi, Malmo, ka deklaruar policia e atjeshme, raporton AP.

Shpërthimet kanë ndodhur në lagjen multi-etnike në të cilën ka imigrantë nga Kosova, Bosnja, Iraku e Libani.

Zëdhënësja e policisë suedeze, Linda Pleym, ka thënë se nga këto dy shpërthime nuk pati asnjë të lënduar.

Deri më tani nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre dy shpërthimeve dhe nëse ato janë të ndërlidhura, ndërsa policia ende nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar në lidhje me rastet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat