Vrasje në tentativë në rrugën “Enver Maloku”

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në rrugën “Enver Maloku”

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 14:18

Dje rreth orës 16:15 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë pas një mosmarrëveshje në mes katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar ka ardhur deri tek përleshja në mes tyre, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një thikë dhe një shufër metalike, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.

Dy të dyshuar kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat