Arrest me burg për 3 nga “babagjyshët”

Kronikë e zezë

Arrest me burg për 3 nga “babagjyshët”

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 13:47

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi “arrest me burg”, për 3 nga të arrestuarit e bandës së “Babagjyshave”. Togat e zeza caktuan të lënë në burg tre të akuzuarit Hajdar Sefën, Julian Qerishtën, Agustin Sulën, të arrestuar këtë javë. Kështu Gjykata nuk ndryshon kërkesën e Prokurorisë, lidhur me vendimet për masën e sigurisë ndaj 3 të pandehurve.

Masa e sigurisë u vendos në kuadër të akuzave të grabitjes me armë të grupit të strukturuar kriminal, krijimit të grupit të strukturuar kriminal dhe të krimeve të tjera që lidhen me të. Ndërkaq numri i grabitësve, si pjesëtarë të kësaj strukture kriminale, sipas hetuesve të prokurorisë dhe të policisë arriti në 13 nga 8 persona.

Sipas hetuesve personat e bandës së “Babagjyshave”, janë dyshuar deri më tani për të paktën 9 grabitje. Banda “Babagjyshat” është një grup i strukturuar kriminal dhe për grabitje. Ata sulmuan vitin e kaluar një argjendari në një qendër tregtare në juglindje të Tiranës, ndërsa tashmë është zbuluar se ata janë pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Ilir Kupa. Ky i fundit u arratisur nga një burg në Greqi, një vit e gjysmë më parë dhe u arrestuar nga policia në janar të këtij viti në afërsi të fshatit Domje, të Tiranës.

Lidhur me aktivitetin e bandës, policia pas arrestimit të tre prej te dyshuarve, është shpehur se banda është përgjegjëse për 9 grabitje, 7 prej të cilave të ndodhura në Shqipëri dhe dy në Strugë. Në dosjen e prokurorise mësohet se grupi kriminal i njohur për vjedhjen famshme të argjendarisë në një qendër tregtare në Tiranë, një vit më parë ka realizuar edhe disa grabitje të tjera.Grabitjet e realizuara nga banda e “Babagjyshëve” janë shtrirë në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër, ku grabtijet kishin një të përbashkët: ato kryeshin pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe brenda 3 minutave.

Të arrestuarit:

- Agustin Sula, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 23 vjet heqje lirie për vepren penale të vjedhjes me armë me pasojë plagosjen e dy shtetasve në Durrës si dhe i dënuar në Greqi per vjedhje me armë.
- Hajdar Sefa (Xaka), 30 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për vepra penale ndaj jetës dhe shendetit.
- Julian Qorushaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në Borizanë të Fushë Krujës, i dënuar më pare për vjedhje.
- Ilir Kupa, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, është arrestuar më parë nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg prej muajit janar të këtij viti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kupa ka qenë edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.Në kërkim:

- Fatmir Pjetri, 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
- Dritan Kola, 36 vjeç, banues në Shkoder, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
- Saimir Kala, 31 vjeç, banues në Kurbin. Ndërsa një nga pjestarët e këtij grupi kriminal, Artur Tafani, është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.Mjetet e sekuestruara:

1 armë zjarri pistoletë model 54 TT së bashku me një krehër me 6 fishekë luftarake, me mbishkrimin 1959;
1 armë zjarri “Zastava” kalibër 6.35 mm me numër serie T710696 së bashku me një krehër me 8 fishekë;
1 krehër me 15 fishekeë pistoletë;
1 peshore elektronike,me mbishkrimin “TANITA” qe sherbente per peshimin e sendeve të floririt dhe të argjenta të vjedhura ne argjendari;
1 pajisje kompjuterike lap top;
6 copë varëse floriri të madhësive të ndryshme;
8 copë unaza floriri te madhesive te ndryshme;
1 copë varëse kryq;
3 byzylykë dore;
28 telefona Iphone;
19 ora dore të markave të ndryshme;
Një sasi bizhuteri argjendarie;
Dy manekine me rroba kamuflazhi ushtarake;
Dy maska material plastik me flokë ngjyrë të bardhë;
Një palë doreza me material rrobe.
8 karta sim të kompanive të ndryshme;
Dokumente identifikimi të falsifikuara me gjeneralitete të rreme.Lista e vjedhjeve të kryera nga ky grup kriminal, gjatë viteve 2013 dhe 2014:1. Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.2. Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.3. Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.5. Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.6. Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.7. Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari “Gelosia” në qendrën tregetare TEG.8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat