Ish- deputeti i PD: Djali nuk u vra për grabitje

Kronikë e zezë

Ish- deputeti i PD: Djali nuk u vra për grabitje

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 11:28

Ish- deputeti demokrat i Shkodrës, Gëzim Luli, është babai i njërit prej dy djemve të vrarë në shtëpinë e Flamur Ymerit.

Fillimisht u raportua se dy të rinjtë u vranë pasi kishin hyrë për të grabitur në shtëpinë e Ymerit.

Por hetimet morën tjetër drejtim pas daljes në dritë të fakteve të tjera për këtë ngjarje.

Vetë Luli nuk beson se djali i tij, Adnanin, është vrarë për grabitje.

Ai thotë se djali i tij dhe viktima tjetër, Ervin Shaba, ishin djem shumë të mirë dhe miq të ngushtë.

“Jam mëse i bindur që vrasja nuk ka ndodhur për grabitje. Djalin e kisha student dhe nuk është marrë kurrë me gjëra të tilla, as që di si shkrepet arma, le pastaj të mbajë armë,” thotë ai për Panoramën.

Ai shprehet se nuk e di nëse familja e Shabës ka pasur një konflikt me Flamur Ymerin.

“Si mund të shkonin ata me gjithë ato armë atje? Edhe sikur, kaq e lehtë është që t’u heqësh armën nga dora? Mirë njërit, po të dyve? Dhe pastaj t’i qëllosh në kokë, pastaj t’i qëllosh sërish dhe pse kishin vdekur?” pyet ai.

Policia ndërkohë nuk i ka dhënë ndonjë detaj për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat