Arrestohet “Mesi”, bosi shqiptar i drogës

Kronikë e zezë

Arrestohet “Mesi”, bosi shqiptar i drogës

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 10:09

Policia italiane në bashkëpunim me atë holandeze kanë arrestuar shqiptarin, Bledar Pajana, i njohur në rrethin e tij si “Mesi i Shqipërisë” për shkak të ngjashmërisë së madhe me lojtarin argjentinas, Lionel Mesi.

Shqiptari ka qenë i kërkuar ndërkombëtarisht dhe konsiderohet si një ndër trafikantët më të mëdhenj në Evropë.

Bazuar në hetimet e policisë, Bledari ishte koka e një grupi të madh trafikantësh për shitjen dhe shpërndarjen e kokainës në Evropë. Lënda narkotike importohej nga Amerika e Jugut.

Ai përdorte Lisbonën dhe Madridin si dy pikat e tij të kontrollit. Prej andej ai e shpërndante atë në veri të Italisë nëpërmjet shqiptarëve të tjerë që ishin pjesë e këtij grupi.

Ai importonte deri në 200 kilogramë kokainë në muaj nga vendet amerikano-latine. Për shkak të ngjashmërisë fizike me Lionel Mesin ai kishte fituar pseudonimin “Mesi i Shqipërisë”, dhe kjo i lejonte atë të manovronte lehtësisht në treg.

Ai u arrestua në aeroportin e Eintohevenit më 16 dhjetor pas disa muajsh hetimesh nga strukturat kundër narkotikëve të policisë italiane. Për këtë operacion kishte ofruar ndihmën e saj edhe Holanda dhe Interpoli, duke vënë në dispozicion informacione të klasifikuara.

Ai ishte arratisur nga Italia prej dy vitesh, ndërsa tregun e kokainës dhe marijuanës e kontrollonin dy njerëzit e tij më të besuar, të cilët gjithashtu u arrestuan në Treviso dhe Padova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat