Rrëmbeu dhe dhunoi 37-vjeçarin, arrestohet

Kronikë e zezë

Rrëmbeu dhe dhunoi 37-vjeçarin, arrestohet

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 23:55

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar sot në Vlorë pasi në vitin 2012, së bashku me tre persona të tjerë, rrëmbyen shtetasin T.D., e dhunuan dhe më pas e braktisën.

Robert Suli, 46 vjeç banues në Vlorë, u vu në pranga pasi ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata në Vlorë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 24 prill 2012, kur Resuli së bashku me tre persona të tjerë rrëmbyen 37-vjeçarin në makinën tip “Mercedes-Benz ML”, e dhunuan dhe e braktisën në hyrje të fshatit Zvërnec, duke i marrë edhe celularin.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i 46-vjeçarit u krye teksa lëvizte me automjet në qytetin e Vlorës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat