8 vjet e gjashtë muaj burg për vrasje në tronditje

Kronikë e zezë

8 vjet e gjashtë muaj burg për vrasje në tronditje

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:25

Një trup Gjykues i Gjykatës Themelore në Mitrovicë nga Departamenti i Krimeve të Rënda,tëpremtenshpalli Aktgjykim dënues ndaj të tre të pandehurve F.K, B.K, dhe E.M, (meshkuj) nga Komuna e Mitrovicës.
I pandehuri i parë F.K, u gjend fajtorëtë ketë kryer veprën penale “vrasje e kryer nëgjendje tëtronditjes së fortë mendore”nga neni 180, dhe “lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 pika 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku trupi gjykues i shqiptoj atij dënimin unik në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burg.

Ndërsa dy të pandehurit tjerë B.K, dhe E.M u gjenden fajtorë për veprën penale ”pjesëmarrje në rrahje” nga neni 190, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku për këtë trupi gjykues atyre u shqiptoj dënimin prej 6 (gjashtë) muajve burgim për secilin.

Në Aktgjykim thuheti pandehuri i parë F.K, në muajin mars të vitit 2013, rreth orës 22.00 në rrugën “AhmetSealaci” në Mitrovicë, me dashje ka privuar nga jeta të dëmtuarin- tani të ndjerë F.M, në atë mënyrë që pas një zënke- rrahje ndërmjet të pandehurve F.K, dhe B.K, në njërën anë dhe E.M, dhe viktimës F.M në anën tjetër, i pandehuri i parë F.K, me thikë në dorë e sulmon viktimën F.M, 3-4 herë në pjesët vitale të trupit e po ashtu në zemër duke i shkaktuar plagë të rënda vdekjeprurëse, me ç’rast viktima ndërron jetë në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat