Tentoi të vidhte, kapet në flagrancë hajduti

Kronikë e zezë

Tentoi të vidhte, kapet në flagrancë hajduti

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 16:34

Arrestohet një person rreth 40 vjeçar, i dyshuar për veprën penale të ‘vjedhjes në tentativë’.

Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Afrim Zhitia” në Mitrovicë, përkatësisht në parkingun e veturave.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se një zyrtar policor kishte vërejtur të dyshuarin i cili me veprimet e tij që po bënte në njërën nga veturat që ndodheshin të parkuara ishte i dyshimtë dhe ka reaguar menjëherë, duke arrestuar të dyshuarin në vendngjarje.

“I dyshuari me anë të përdorimit të forcës kishte thyer bagazhin dhe derën e automjetit, nga ku kishte marrë dy makina shpuese elektrike, të cilat në momentin e arrestimit i posedonte me vete”, ka thënë Zahiti, duke shtuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat