Aksident i rëndë në magjistralen Gjakovë-Deçan

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Gjakovë-Deçan

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 16:16

Në rrugën magjistrale drejtimi Deçan – Gjakovë, në hyrje të fshatit Prilep - Deçan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore ku ishte e përfshire një veturë ‘VW Golf ’ tip 19 E, me ngjyrë të kaltër, targa te regjistrimit vendor, të cilin e drejtonte i dyshimti Shqiptar/Kosovar, Mentor C.(1993), si dhe viktima Shkëlqim D.(1986), pasagjer në këtë mjet.

Sipas hetimeve, deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi me automjet ishte duke qarkulluar në drejtimin Deçan-Gjakovë, i cili duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë,me të arritur në hyrje të fshatit Prilep, e humbë kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe nga krahu i djathtë del jashtë rrugës duke u përplasur në një pjesë dheu dhe tela rrethojë, përfundon i rrokullisur në një arë.

Si drejtuesi po ashtu edhe pasagjeri dërgohen për në Spitalin Regjional Pejë,dhe pas marrjes së ndihmës së parë drejtuesin e automjetit e ndalin në Spitalin e Pejës ndërsa pasagjeri me automjetin e ndihmës së parë transferohet për ne QKUK- Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit për krime te përgjithshme ku me urdhër të tij hetuesit e NJRKRRT kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në vendin e aksidentit.

Rasti po hetohet nga njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRRT Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat