Kapet i kërkuari në Gjakovë, i dënuar me 6 vjet burg

Kronikë e zezë

Kapet i kërkuari në Gjakovë, i dënuar me 6 vjet burg

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 15:27

Policia e Kosovës në Gjakovë gjatë implementimit të planit operativ “arrestimi i personave të kërkuar me letër reshtim dhe realizimi i urdhëresave të gjyqësorit”, të premten në orët e hershme të mëngjesit ka rritur të arrestojë Lulëzim K., lindur me14.11.1986 nga fshati Bardhaniq - Gjakovë.

Ndaj të njëjtit Gjykata Komunale në Gjakovë ka lëshuar flete arrestin dhe bazuar në këtë i lartë përmenduri do të dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubraves në kohëzgjatje prej gjashtë vitesh.

“Arrestimi është bërë gjatë punës operativo-hetimore, respektivisht pas një bastisje që i është bërë shtëpisë së tij në fshatin Bardhaniq”, thuhet në komunikatën për media të policisë rajonale në Pejë.

Gjatë këtij operacioni policor nuk është hasur në ndonjë pengesë dhe të gjitha veprimet janë kryer komform parimeve dhe procedurave standarde të operimit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat