Tragjedi në Haraçinë, vdes 11-vjeçarja, përplaset nga dy makina

Kronikë e zezë

Tragjedi në Haraçinë, vdes 11-vjeçarja, përplaset nga dy makina

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 12:16

Një tragjedi ku humbi jetën një 11-vjeçare ka tronditur fshatin Haraçinë të Shkupit.

Fjolla S., banuese e fshatit, po kthehej nga shkolla kur u përplas për vdekje nga dy makina në lëvizje.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, në rrugën kryesore mu përpara objektit të shkollës ku Fjolla ishte nxënëse, njofton Zhurnal.

Teksa ajo po kalonte rrugën, u përplas nga një makinë “Golf” e drejtuar nga A.B. Nga forca e goditjes, Fjolla do të rrëzohej në korsinë ku lëviznin makinat në drejtim të kundërt.

Si për ironi të fatit, një tjetër makinë “Golf” e drejtuar nga I.V do të vinte me shpejtësi dhe do të shtypte 11-vjeçaren.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, Fjolla ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat