Zvicër, policia arreston 11 shqiptarë për 100 kg drogë

Kronikë e zezë

Zvicër, policia arreston 11 shqiptarë për 100 kg drogë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:51

Policia zvicerane në aksionine fndit ka çmontuar një rrjet të trafikut të drogës. Në ketë askion policia ka arrestaur 11 persona, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra, duke ju referuar burimeve të Minstrisë Publike.

Shtatë kilogramë heroinë dhe më shumë se 80.000 franga janë konfiskuar nga policia kantonale e Bernës pas një operacioni të gjerë anti-drogë.

Hetimet e policies kanë treguas se që ga mesi i verës 2013 kjo bandë, ishte aktive e cila mbi 90 kilogramë heroinë kishte shitur në Zvicër me një vlerë tregu prej 2.7 milion franga.

Njëmbëdhjetë persona të moshës 21-49 janë arrestuar për shkelje të rënda të ligjit narkotikëve federal. Trafikimi i drogës kishte degë në kantonet e Bernë, Gjenevë, Solothurn, Aargau, Cyrih, St. Gallen dhe Thurgau.

Autorët dyshuar të trafikimit janë dhjetë shtetas shqiptarë dhe një shtetas i Maqedonisë, ka thënë të enjten policia dhe prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat