Vrau balerinën në lokal nate, burgim të përjetshëm Artur Kuliçit

Kronikë e zezë

Vrau balerinën në lokal nate, burgim të përjetshëm Artur Kuliçit

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 09:33

Prokuroria e Tiranës, kërkoi burgim të përjetshëm për Artur Kuliçin, i akuzuar për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të Sonila Dervishit (Tafës), si dhe plagosjes së një personi tjetër dhe rrezikimit të disa personave të tjerë, ngjarje e ndodhur në 5 prill të vitit 2013, në një lokal nate, në periferi të Tiranës në fshatin Mëzes. Sipas prokurorisë gjatë gjykimit rezultoi se i pandehuri, i cili është hetuar me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë”, pas një konflikti në ambientet e lokalit fizik me disa shtetas të tjerë, në shenjë hakmarrje, ka pritur sapo personat kundërshtarë kanë dalë nga lokali dhe u ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e ambientit. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur shtetasja Sonila Tafa, si edhe është plagosur shtetasja R.K, të cilat nuk ishin objektiv i sulmit me armë nga i pandehuri. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me një automjet, i cili më pas është gjetur në shtëpinë e një mikut të tij Elton Bajraktari, në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë. Nga ky moment, autori Artur Kuliçi është larguar dhe nuk është bërë i mundur ndalimi i tij, ndërsa ai besohet se është larguar jashtë vendit.

Ndërkaq për këtë ngjarje, dje organi ia akuzës kërkoi edhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Sipas prokurorisë, i pandehuri Artur Kuliçi është hetuar me masën e sigurisë “arrest ne burg” në mungesë. Mbrëmjen e pesë prillit të vitit 2013, në fshatin Mëzes, Kuliçi bashkë me një mikun e tij dhe një femër kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa më tej në një tavolinë tjetër kanë qenë të ulur dy çifte. Rreth orës 2:00, të mëngjesit sipas akuzës Artur Kuliçi, ka shtyrë dhe fyer njërën nga vajzat e tavolinës ngjitur, pasi kjo e fundit e ka prekur atë pa dashje me bërryl. Pas këtij incidenti mes palëve lindi një përplasje fizike, por me ndërhyrjen e truprojave, situata u qetësuar ndërsa palët u nxorën jashtë sallës.

Pas pak minutash, duke menduar se tashmë pala tjetër duhej të ishte larguar, deklaruesit G. GJ dhe R. B së bashku me truprojat janë drejtuar për në pjesën e pasme ku ata kishin lënë dhe mjetin e tyre e sakaq nga pjesa e derës së rrethimit ka ardhur i pandehuri Artur Kuliçi i ndjekur nga shoku i tij N.Q, të cilët janë ndeshur me G.GJ dhe R.B që ende nuk kishin hipur në mjet dhe janë përleshur me ta. Menjëherë kanë ndërhyrë përsëri truprojat, të cilët kanë ndarë palët e duke i shoqëruar respektivisht të pandehurin dhe shokun e tij tashmë jashtë rrethimit, ndërsa deklaruesit R… dhe G…. përsëri në pjesën e brendshme të lokalit ku kishin qenë edhe pak më parë. Më pas kur është menduar se konflikti ishte shuar, një mjet BMË, në të cilën ndodhej Kuliçi dhe një person tjetër, ndaloi përballë hyrjes kryesore të lokalit, nga dritarja e shoferit ai ka qëlluar rreth 5-6 herë në drejtim të derës se lokalit, prej nga dilnin klientë.

Nga këto të shtëna, në orën 02.43’, mbeti e vrarë shtetasja Sonila Tafa e dhe u plagos në këmbë një vajzë tjetër me inicialet R.K, e po ashtu u rrezikuan seriozisht për jetën edhe klientët e tjerë që qenë pas saj. Më pas Kuliçi është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe ka shkuar në shtëpinë e mikut të tij Elton Bajraktari, ku ka lënë veturën si dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia bllokoi pas ngjarjes, mjetin ndërsa Kuliçi dhe miku i tij u shpallën në kërkim për akuzën e vrasjes. Fillimisht policia dyshoi se miku i Kuliçit, Elton Bajraktari ishte përfshirë në krim, duke qenë se edhe mjeti ishte në pronësi të tij. Mirë po më vonë ky dyshim ra poshtë, pas verifikimeve të policisë. Hetimi i kryer nga prokuroria, si marrja e dëshmive të ndryshme, këqyrja e kamerave të sigurisë si dhe dëshmitë e truprojave të lokalit si dhe të personave me të cilët ishte konfliktuar është provuar se autori i vrasjes së balerinës Sonila Tafa ishte kryer nga Artur Kuliçi, krim për të cilin Prokuroria kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat