Nga frika e qenve dy fëmijë goditen nga vetura

Kronikë e zezë

Nga frika e qenve dy fëmijë goditen nga vetura

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 09:11

Nga frika e qenve endacak dy nxënës janë goditur nga vetura të premten rreth orës 8:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kodra e Diellit’ në Prishtinë.

Fëmijët janë në jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdon diagnostikimi i tyre, ka njoftuar drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, bën të ditur RTK.

Ai apeloi për eliminimin e qenve endacak që po paraqesin rrezik serioz për qytetarët, sidomos për fëmijët.

Ndryshe, të mërkurën një Fushë Kosovë, vogëlushi pesëvjeçar, Driton Jashari, ka vdekur nga kafshimi i qenve endacakë. Rreth orës 13 e 12 minuta, në rrugën “Shefki Kuleta”, në lagjen e romëve tek Banesat e Bardha, ai u sulmua nga një grup i qenve pranë kontejnerëve të mbeturinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat