Policia: Nuk ka të vrarë, një person ka marr lëndime

Kronikë e zezë

Policia: Nuk ka të vrarë, një person ka marr lëndime

Nga: H.Orana Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:32

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast thotë se nuk ka informacione për ndonjë vrasje, por vetëm për një grabitje. Meqë rast një person ka marrë lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Këtë e ka konfirmuar për Bota sot, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

"Raportohet se persona të panjohur kanë goditur me kondak të revoles një mashkull K/Shqiptar, i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat, përderisa ende nuk raportohet për ndonjë të arrestuar", thuhet në raportin e Policisë.

***

Një student është vrarë sot në Prishtinë pas orës 17:45. Ky person është vrarë tek fauklteti i mjekësisë, përkatesisht tek posta bën të ditur një burim i Bota sot.
I njëjti burim i cili ka parë nga afër ngjarjen thotë se nuk dihet pse dhe kush e ka vrarë, vetëm se një student ka mbetur i vdekur./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat