Rrahja masive në Prizren, përdorën thika dhe kallashnikovë

Kronikë e zezë

Rrahja masive në Prizren, përdorën thika dhe kallashnikovë

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 18:16

Një mosmarrëveshje e mëhershme, ka kthyer konfliktin sërish, dje, në Prizren mes katër personave.

Që të karter në rrugën “Ulqini” në Prizren, janë përleshur prapë, e kësaj here kanë përdorur edhe armë të ftohta dhe armë zjarri.
Siç njofton Policia e Kosovës, gjatë kësaj përleshje janë lënduar katër persona, përderisa si armë është përdorur një thikë dhe një armë zjarri e llojit kallashnikov me numër serik 0100172-90 me pesë fishekë.
Siç njofton policia, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, aty janë vërejtur gjurmë gjaku, ndërsa po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur.
Që të katër personat, policia thotë se janë arrestuar si të dyshuar të përfshirë në rast, të cilëve po ashtu u është dhënë ndihma mjekësore. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet me procedurë të rregullt, ndërkaq siç njofton policia, të dyshuarit janë liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat