Djali rreh babanë për lekë

Kronikë e zezë

Djali rreh babanë për lekë

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 14:57

Shitja e shtëpisë ku ishte rritur bëri që një djalë në Korçë të ngrjë dorë mbi babanë e tij dhe jo aq prej nostalgjisë së viteve të kaluara në të, por për paratë e përfituara. V.M., 67 vjeç nga Korça denoncoi në polici djalin e tij A.M., 32 vjeç se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht prej tij.

Siç raportojnë mediat shqiptare shkak për dhunën ishte bërë shitja e shtëpisë nga i moshuari, ku djali i martuar dhe me shtëpi më vete, kërkonte pjesë nga shuma e parave, gjë që ka ngjallur debate mes tyre. Për rrjedhojë 32 vjeçari ka dhunuar të atin, pas refuzimit të këtij të fundit për ti dhënë një pjesë të parave nga shitja e shtëisë.

Ndaj 67 vjeçarit u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat