Kukës, shkaktuan dëm ekonomik prej 4.3 milion euro

Kronikë e zezë

Kukës, shkaktuan dëm ekonomik prej 4.3 milion euro

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 21:29

Gjykata e Kukesit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 zyrtarë të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime, pasi dyshohet se kanë kryer veprime fiktive në marrjen në dorëzim të ujësjellësit të qytetit të Kukës, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim. Dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit nga procedura për ndërtimin e ujësjellësit arrin në vlerën e 344 milionë lekëve, ndërkohë që banorët e Kukësit vijojnë të mos furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm. Prokuroria ka evidentuar, deri në këtë moment, si përgjegjës të këtij dëmi zyrtarët e ujësjellës-kanalizimeve: Zeqir Isakun, Halil Beten, Guri Aliajn, Gazmend Muçajn dhe shtetasin me iniciale R.B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat