Shkelën rregullat e Shengenit, Belgjika riatdheson 38 shqiptarë

Kronikë e zezë

Shkelën rregullat e Shengenit, Belgjika riatdheson 38 shqiptarë

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 20:04

Belgjika ka rikthyer në Shqipëri pasditen e sotme 38 shtetas shqiptarë që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.

Të riatdhesuarit kanë zbritur nga Çarteri në Rinas rreth orës 13:30, ndërsa gjatë rrugës deri në aeroportin “Nënë Tereza” kanë qenë të shoqëruar nga përfaqësuesja e Belgjikës, Katy Verzelen.

Në Rinas janë pritur nga Charles de Wiinter, atasheu policor i Belgjikës në Tiranë.

Gjatë një prononcimi për mediat, Verzelen u ka bërë apel të gjithë shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për në Belgjikë, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e lëvizjes në hapësirën Shengen, pasi cilido shtetas që do kapet duke shkelur rregullat, do të kthehet forcërisht në Shqipëri.

Ajo ka theksuar se asnjë shtetas nuk do të përfitojë leje qëndrimi duke kërkuar azil politik apo azil ekonomik.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot nuk do të lejohen të udhëtojnë për tre vjet drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat