Me 19 vjet burg u dënua sot Xhensi Lipo, pasi vrau me gurë bashkëfshatarin e tij Erjon Ibi, 38 vjeç.
Vendimi për 20-vjeçarin u mor sot nga Gjykata e Pogradecit. Çështja u shqyrtua nga prokurorët Rushit Hamzallari dhe Sotir Kllapi, të cilët e cilësuan 20-vjeçarin si person të rrezikshëm.
Pavarësisht pendimit të Lipos, trupi gjykues nuk pranoi gjykimin e shkurtuar, duke vendosur t’i japin 19-vjeçarit dënimin me 19 vjet burg.
Ngjarja ka ndodhur më 18 dhjetor 2013, në fshatin Çërravë, ku Xhensi Lipo vrau me gurë bashkëfshatarin e tij Erjon Ibi, 38 vjeç, duke e qëlluar disa herë dhe më pas trupin e tij, e hodhi në kanal dhe e mbuloi me ferra.
Për vrasjen, denoncoi vetë babai i 20-vjeçarit, pasi ky i fundit i kishte rrëfyer atij të gjithë rrjedhën e ngjarjes deri në kryerjen e krimit.