Bako pjesë e një bande shqiptarësh, drejtoheshin nga 1 grek

Kronikë e zezë

Bako pjesë e një bande shqiptarësh, drejtoheshin nga 1 grek

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 09:36

Shqiptari që plagosi 15 grekë, Arbër Bako, së bashku me 23-vjeçar shqiptar dhe gjashtë shqiptarë të tjerë janë pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga një grek.

Policia greke ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me Bakon dhe personat e tjerë të dyshuar si pjesë e një grupi të gjerë kriminal që mendohet se janë përgjegjës për një krimesh vitet e fundit në Greqi.

Shtëpia, që shihni në foto, është ndërtesa në të cilën strehohej grupi kriminal i shqiptarëve, që përbëhet nga 7 persona, tre prej të cilëve tashmë kanë rënë në pranga.

Bëhet fjalë për strehën në të cilën u kap Arbër Bako bashkë me kushëririn e parë të tij, një 23-vjeçar, që për policinë greke mendohet se është djali i tezes së Arbërit.

23-vjeçari posedon një sërë dokumentesh identifikimi, por sipas policisë greke ato janë të rreme dhe emri i tij i vërtetë dyshohet se është Ilir Sh. Me ndihmën e autoriteteve shqiptare pritet të zbulohet identiteti i vërtetë i tij.

Bashkë me Bakon dhe të riun, policia greke mësohet se ka vënë në pranga edhe një person tjetër, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehur përgjatë gjithë këtyre ditëve.

Gjatë hetimeve intensive, hetuesit kanë zbuluar fakte që thuhet se po përmblidhen në një dosje voluminoze kriminale.

Sipas hetuesve grekë, nuk bëhet fjalë për një grup kriminal, por për një organizatë të frikshme, e cila funksionin prej të paktën 10 vitesh në Greqi.

Bako plagosi me armë në një lokal nate në Athinë para pak ditësh 15 grekë dhe më pas u largu deri sa u arrestuar rreth tre ditë më parë nga policia. Gjatë hetimeve, u zbulua se 31-vjeçari kishte pasur edhe recentë të mëparshëm penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat