Pejë: Pronari i një klubi të natës u shpëtoi plumbave

Kronikë e zezë

Pejë: Pronari i një klubi të natës u shpëtoi plumbave

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 08:36

Në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë, të enjten mbrëma ka ndodhur një sulm me armë zjarri.
Ndonëse ende nuk është zyrtare, thuhet se sulmi është kryer nga një makinë e tipit Golf në drejtim të një makine tjetër, BMË-X5.
Të dy makinat, në momentin e sulmit kanë qenë në lëvizje dhe vendi ku është zhvilluar kjo ngjarje, sikur edhe udhëkryqet tjera në qytet, është e monitoruar nga kamerat publike të vendosura në shtyllat e ndriçimit.
Nga ky sulm ka pësuar vetëm makina e goditur nga plumbat por jo edhe personi në të.
Sulmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibra.
“Ka pas të shtëna me armë zjarri rreth orës 18.00 në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë, por të lënduar nuk ka pas. Në vendin e ngjarjes kemi gjet edhe gëzhoja”, tha Ibra për gazetën Tribuna.
Të dyshuarin për këtë sulm polica e ka identifikuar dhe sipas zëdhënësit organet e rendit janë në kërkim të tij.
“Ne e kemi të njohur identitetin e të dyshuarit i cili person është i njohur për policinë edhe më herët pasi i ka disa raste në polici”, tha Ibra, pa treguar se për çfarë veprave bëhet fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat