Video tronditëse: Mësuesi rrahë me rrip një nxënës (Video)

Kronikë e zezë

Video tronditëse: Mësuesi rrahë me rrip një nxënës (Video)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:44

Një mësues në Peru është filmuar teksa rrahë një fëmijë me rrip lëkure. Pamjet tronditëse janë filmuar me telefon, fshehurazi nga nxënësit.
Leonel Rosas ishte filmuar fshehurazi shokët e klasës teksa rrihte një djalë me rripin e tij të lëkurës.

Mësuesi është pezulluar, edhe pse fillimisht derisa video ishte shfaqur në internet, ai kishte refuzuar të pranojë akuzën, edhe pse djali kishte marrë lëndime në dorë dhe ajo shihej qartë.

Ai thoshte se dorën e kishte lënduar më parë diku tjetër, transmeton lajmi.net një shkrim të Mirror.

Kur prindërit e fëmijës u ankuan, ai i akuzoi ata se po e ekzagjeronin rastin.

Por pasi fëmija që kishte incizuar rastin e nxori atë në publik, autoritetet vendosën që ta suspendojnë mësuesin nga puna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat