Vjedhja e energjisë, 26 pronarë biznesesh në kërkim

Kronikë e zezë

Vjedhja e energjisë, 26 pronarë biznesesh në kërkim

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 21:37

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren nga Policia e Shtetit dhe OSHEE, janë evidentuar 45 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 45 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë shpallur në kërkim 26 persona pronarë biznesesh të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 11 autorë të tjerë.

Gjithashtu janë ndërprerë 636 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat