Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar për trafik droge

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar për trafik droge

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:22

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, kreu sot ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga Milano, drejt vendit tonë.

Robert Mulgeci, vjeç 22, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi ishte dënuar në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burg , për kryerjen e veprës penale “Prodhim ,shitje të lëndëve narkotike”.

Bëhet fjalë për datën 31.08.2011, në Tiranë, ku shërbimet policore gjatë kryerjes së shërbimit në vendin e quajtur sheshi “Nënë Tereza”, kanë dyshuar tek dy persona se mund të shpërndanin lëndë narkotike, të cilët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira, sapo është afruar policia për kontroll.

Gjatë kontrollit në çantën e braktisur nga këta dy persona , janë gjetur 3 qese plasmasi më lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa me peshë 12.4 gramë , karta e identitetit të shtetasit Robert Mulgeci , një aparat telefoni dhe disa dokumente të tjera.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat