Trupi i Brunilda Hoxhës do të kthehet në Shqipëri

Kronikë e zezë

Trupi i Brunilda Hoxhës do të kthehet në Shqipëri

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:06

ITALI- Trupi i nënës së re shqiptare Brunilda Hoxha, që u vra nga bashkëjetuesi Agaj Asilan, së shpejti do të transferohet në Shqipëri, në vendlindjen e saj.

Lajmi u komunikua dje në mëngjes nga kryetari i Sutri-t. Prokurori së bashku me ambasadën kanë dhënë lejen për transportimin e trupit të 31-vjeçares në Shqipëri.

Familja e saj udhëtoi deri në Itali për të marrë trupin e vajzës. Vëllai dhe xhaxhai priten deri sa Hoxhës iu bë autopsia, kontaktuan me ambasadën dhe i dërguan Prokurorisë dy letra që më në fund të merrnin autorizimin për të marrë trupin.

Të paktën në teori, mund të ekzistojë ende nevoja për të mbajtur trupin e gruas në Itali, për çdo hetim të mëtejshëm. Por, të paktën tani për tani, nuk duket i nevojshëm.

Ngjarja ndodhi më 11 nëntor, rreth orës 15:30, në Sutri të Viterbos, ku Asllan Agaj, 53 vjeç, vrau Brunilda Hoxhën, e cila i kishte hapur atij derën e shtëpisë për të jetuar nën një çati.

Pasi e vrau atë, burri thirri karabinierët e tentoi të vrasë veten, pa ia dalë mbanë, duke pirë ilaç rrobash dhe duke prerë damarët e dorës.

Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së Brunilda Hoxhës. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve të mitur me një martesë tjetër, dy djemve 7 dhe 14 vjeç dhe vajzës 12-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat