Banda siciliane falsifikon euro, destinacion edhe Shqipëria

Kronikë e zezë

Banda siciliane falsifikon euro, destinacion edhe Shqipëria

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 16:19

Një aksion i EUROPOL-it ka arritur të shkatërrojë një bandë me bazë të madhe në Sicili, e cila falsifikonte euro dhe i dërgonte ata në disa shtete të Europës, ndër ta dhe Shqipëria. Destinacionet kryesorë të shpërndarjes së tyre përveç Italisë mësohet të ishin: Spanja, Franca, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Senegali, Maroku, Tunizia dhe Algjeria.

Gjithashtu dhe Napoli ishte vendprodhim i të njëjtës bandë nga ku prodhoheshin monedha kryesisht me vlera të vogla. Policitë e disa vendeve europiane në bashkëpunim arritën të finalizonin aksionin që shkatërroi bandën Siciliane. Edhe në Shqipëri, mësohet të jenë vënë në pranga disa persona me euro të falsifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat