Hidhen në lumë dy kosovarë duke ikur nga policia

Kronikë e zezë

Hidhen në lumë dy kosovarë duke ikur nga policia

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:18

Dy persona nga Kosova, të dyshuar për vjedhje, duke ikur nga policia që po i ndiqte mbrëmjen e te enjtes janë hedhur në lumin Aare në Solothurn. Njëri prej tyre ka arritur që me not të kalojë në anën tjetër të lumit duke dalë në breg plotësisht i dërmuar ndërsa i dyti u është bindur thirrjeve të policisë dhe ka dalë nga lumi.
Siç bën të ditur policia e Solothurnit, dy personat janë dërguar fillimisht në spital për kontroll mjekësor dhe pastaj janë arrestuar për t`iu nënshtruar hetimeve të mëtejme. Dy të arrestuarit, njëri 37 dhe tjetri 35 vjeç janë shtetas kosovarë, pa qëndrim të rregullt në Zvicër.

Ata ishin vërejtur më parë duke provuar të hynin për të vjedhur në një shtëpi në Solothurn. Policia beson se ka edhe persona të tjerë të implikuar në tentimin e vjedhjes në shtëpinë në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat