Foshnja gjashtëmuajshe del pozitive në drogë

Kronikë e zezë

Foshnja gjashtëmuajshe del pozitive në drogë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 13:56

Në Padovë të Italisë veriore, një fëmijë gjashtë muajsh, pas testimeve mjekësore ka dal pozitiv për përdorim droge, përkatësisht kokainë.
Policia kreu një hetim tek dy prindërit, të varur nga droga, të cilët tani janë në spital pasi bashkërisht u përpoqën të kryejnë vetëvrasje, raporton Daily Mail.
Ati 38-vjeçar është kuzhinier, ndërsa nëna 23-vjeçare e papunë. Ata e dërguan foshnjën në spital, pasi që kishte temperaturë të lartë dhe sytë e skuqur.
Mjekët nuk ishin në gjendje menjëherë të konfirmojnë diagnozën, kështu që vendosën t’i marrin gjakun foshnjës, gjë që befasoi të gjithë - fëmija doli pozitiv për kokainë!
Të dyshuarit kryesor janë prindërit, ndërsa fëmija u është marrë derisa të përfundojnë hetimet.
Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të drogës në shtëpinë e çiftit, ndërsa nëna e foshnjës pohoi se gjatë shtatzënisë nuk kishte konsumuar narkotikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat