66.7 për qind më pak vrasje

Kronikë e zezë

66.7 për qind më pak vrasje

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 11:11

Numri i vrasjeve në tetor është ulur me 66.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa numri aksidenteve është zvogëluar me 11%. Po kështu, edhe numri i vjedhjeve me armë është ulur me 71.4 %. Ndërsa rastet e shkatërrimit të pronës me eksploziv janë ulur me 61.5%. Këto janë të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme për muajin tetor të këtij viti.

Sipas buletinit të institucionit, rezulton se gjatë muajit tetor të vitit të kaluar numri i veprave penale ka qenë 3312, ndërkohë që në të njëjtin muaj të 2014-s, numri i veprave penale është ulur me 3%, pra 3213 vepra penale. Qarku i Tiranës kryeson me 36 % të veprave penale.

Tetor 2014 - krahasuar me muajin Tetor 2013

66,7 % më pak vrasje

11% më pak të vrarë nga aksidentet

71,4% më pak vjedhje me armë

36,1% më pak vjedhje të subjekteve të biznesit

61,5% më pak shkatërrim prone me eksploziv

206 persona në kërkim të kapur

79 persona të kapur me armë pa leje

10,6% më shumë persona të proceduar për krime ekonomike

233% më shumë të proceduar për pastrim parash

177,2% më shumë persona të proceduar për korrupsion

19 kallëzime penale për 13 punonjës policie

35874 kontrolle mjedisesh e mjetesh të kryera

17092 telefonata nga publiku në numrin 129

5.933 konflikte të trajtuara nga policia

Kanë hyrë në kufi: 305.321 shtetas shqiptarë dhe 228.667 të huaj

Kanë dalë në kufi: 323.996 shtetas shqiptarë dhe 252.549 të huaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat