"I dashuri dhe babai më shfrytëzonin për para"

Kronikë e zezë

"I dashuri dhe babai më shfrytëzonin për para"

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 10:25

Kam shkuar me politikanë, por edhe me biznesmenë. I dashuri dhe babai i tij më shfrytëzonin për para”. Ky është rrëfimi që një 17-vjeçare ka bërë në polici pas arrestimit të saj, në momentin që ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me dy persona.
Sipas grupit hetimor, e mitura ka rrëfyer të gjithë mënyrën se si funksiononte grupi, pesë anëtarët e të cilit u vunë në pranga tre ditë më parë nga Seksioni i Antitrafikut në Policinë e Tiranës. Sipas burimeve policore, mësohet se gjatë dëshmisë së saj, vajza është shprehur se njëri prej të arrestuarve, Emri D. ka qenë i dashuri i saj dhe ai bashkë me babanë e tij, Muli D., e shfrytëzonin të miturën për prostitucion në këmbim të shumave të mëdha parash.

Sipas dëshmisë së 17-vjeçares, me iniciale P.B, i dashuri i saj dhe babai i tij e kishin lidhur vajzën edhe me politikanë, por edhe me biznesmenë në kryeqytet. Sipas policisë, uniformat blu kishin kohë që ishin vënë në gjurmët e grupit, por një ditë para arrestimit, policia u vu në ndjekje të automjetit me të cilën e mitura dërgohej tek klientët. Pas ndjekjes së mjetit deri në zonën e Kasharit, policia ka ndërhyrë më pas duke vënë në pranga atë e bir, Emir dhe Muli D. Por, blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, E.Reka dhe E.Haxhiaj, të cilët në momentin e arrestimit ishin duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Pas marrjes së vajzës në pyetje, ajo sqaroi se shumë klientë i njihte në lokalet apo klubet e natës më të dëgjuar në kryeqytet.

Madje, 17-vjeçarja ka shtuar se në këto ambiente ka njohur edhe shumë politikanë, por edhe biznesmenë me të cilët më pas ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt parave. Sipas policisë, e mitura paguhej 100-150 euro në natë për të shkuar me klientët e saj, para që më pas i ndante me shfrytëzuesit e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat