Shkatërrohet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës, 8 në pranga

Kronikë e zezë

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës, 8 në pranga

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 19:33

ITALI- Dhjetë persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Bergamos, në kuadrin e luftës ndaj trafikut të drogës. Në krye të grupit të trafikantëve, ishin dy vëllezër shqiptarë Dashamir dhe Ramë Pepa.

Dy shqiptarët administronin lokalin “Pepa” në rrugën Suardi, jo larg Kuesturës. Nga hetimet është zbuluar se ka qenë pikërisht lokali i dy vëllezërve, ai që shërbente si një nga qendrat kryesore të shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë dhe marijuanë, për qendrën e qytetit e për zona të tjera të provincës.

Vëllezërit kishin organizuar një rrjet shpërndarje droge, që furnizoheshin me ngarkesa që silleshin nga Shqipëria, që nga viti 2012. Për këtë policia arrestoi shtetasit Dashamir Pepa, 28 vjeç, Dalip Shehu, 24 vjeç, Edmond Voci 29 vjeç, Aurel Dautaj 24 vjeç, Xhelal Laci 29 vjeç, Agim Guri 35 vjeç, dhe dy të rinj italianë Francesco La Colla 20 vjeç dhe Matteo Carpinelli 21 vjeç.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim vëllai i madh i Dashamirit, Ramë Pepa, 34 vjeç, dhe Besjan Kovaçi, 2 vjeç. Nga kontrollet e shtëpive të tyre, janë sekuestruar tre kg marijuanë “e cilësisë shumë të mirë”, thonë agjentët, dhe gjysmë kg kokainë me një vlerë prej 22 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat