Kërkohej për vrasje në 2004, arrestohet 30-vjeçari

Kronikë e zezë

Kërkohej për vrasje në 2004, arrestohet 30-vjeçari

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:39

Një shtetas 30-vjeçar është ndaluar dje nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi akuzohet për veprën penale të "vrasjes me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim" si dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Ervis Biturku, 30 vjeç nga Kavaja, akuzohet për një vrasje të ndodhur rreth 10 vjet më parë më datë 09.10.2004 në Kavajë, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik, shtetasin Durim Aga 37 vjeç.

Strukturat për krimet e rënda Kavajë, kanë rifilluar hetimet për këtë ngjarje, për të cilën Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka nxjerrë urdhërin e ndalimit të datës 26.11.2014,dhe shpalljen në kërkim të autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim" si dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22, 25 dhe 278 të K.Penal” në ngarkim të shtetasit Ervis Biturku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat